Last Updated on 05/03/2025 by adminfjala
Shqipëria renditet e para si destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve për vitin 2024, në renditjen e UN Tourism, organizata më e madhe botërore e turizmit, anëtarë të së cilës janë shtetet anëtare të OKB.
Duke iu përgjigjur komentuesve në rubrikën ‘Sy m’sy’ kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është sot këtu falë vizionit dhe punës së qeverisë të tij.
Ky është viti i mandatit të ri qeverisës që do të marrim më 11 maj. Gëzohuni mos kini frikë të gëzoheni për Shqipërinë kur ajo bën sukses. Këtë muhabetin që vetëm ne kishim mbetur pa u zhvilluar, siç ndodh kur bie shi e borë, është arsyetim qesharak, lidhet me punën kolosale që janë bërë në këto vite për të përmbysur imazhin skandaloz, llumin, plehrat e kudondodhura, për të rilindur qytetet, ndërtuar infrastrukturën, mbështetur investimet në turizëm, bujqësi, biznesin e vogël etj
A do të rritej kështu turizmi nëse aeroporti do të ishte më i shtrenjti në Europë, apo Tirana do të ishte ajo e 10 viteve më parë, që gërrhiste dhe e rizgjuam nga gjumi. Vlora, Korça,Himara, Lezha etj do të ishin ato 10 vite më parë, ku nuk bëje dot një foto se s’kishe nga të rrotulloheshe nga rrënimi.
Duke u ndalur tek zgjedhjet e 11 majit, Rama u shpreh i bindur se edhe këtë herë qeveria do të marrë mandatin e katërt për të vijuar objektivin që të çojë Shqipërinë drejt BE-së.
“Ka shumë nëse, por fakt kokëfortë është se suksesi i Shqipërisë sot është vizioni, program dhe puna këmbëngulëse e kësaj qeverie, dhe e askujt tjetër dhe aleanca jonë strategjike me sipërmarrësit e mëdhenj e të vegjël të Shqipërisë që punon punon e nuk merret me llafet. Të tjerat janë llafe që I merr era. E era e 11 majit yf sa llafe do të marrë me vete ai 11 maji. Do të jetë I bekuar”/ S,M