Last Updated on 02/11/2025 by EL
Petrit Mulla (fermer në Konispol)
Armiqësore ndërhyrja e medjeve shqiptare, ndaj prodhimit vendas, këtë herë, kanë zgjedhur një produkt, që prodhohet në Jug të Shqipërisê dhe konkretisht në Konispol.
Fermerêt e Konispolit, kanë zbatuar këshillat e farmacive bujqësore dhe nuk kan abuzuar, me preparatêt e ndaluara, por gjithmonë të pa mbrojtur, ku abuzojnë disa medje të paguara, pêr Anti reklamën, që qarkullon kēto dy ditē.
Qeveria ka njē institucion, siç ështe AKU-ja, e cila kontrollon Farmacitë Bujqësore, ky Institucion, duhet të mbajë përgjegjësi, nëse farmacitë bujqësore kanë shkelur rregullat, për përdorimin e preparateve.!
Fermeret janë të ndërgjësuar, dhe kanë marrë shumë pêrgjëgjësi, mbi veten e tyre.
Dua t’ju them portaleve, se manderinat e Konispolit, ende nuk ka filluar eksportin, me pakicë, po furrnizohet tregu i brendshëm dhe për këtë pakicë, janë bërë analiza, në Itali dhe Greqi dhe kanë dalē, brenda normave, të konsumit, si ushqim.!

Kush e bën këtë lojë, të ulët, po loz me bukën e fermerve të Konispolit.
Edhe këta njerëz, që kanë mbetur, doni, ti dëboni nga ky vend, të mbretëroni ju, që ndoshta, doni të monopolizoni dhe Analizēn e manderinave, tē monopolizoni tregun me kusht.!
Kushti, që të shisni ju fermerë, duhet të fitojmë ne.!
E turpshme, po nëpêrkëmbet një krahinë e tërë dhe deputetët bëjnë sehir, qeveria merret, me paketën e maleve dhe nuk ndërhyn, për të ndalur propogandën, që po i bëhet, prodhimit vendas manderinës.
Deri kur do vazhdoj kjo qeverisje, indiferente, ngaj këtyre njerzve të punës,??!!
Ne paguajmë taksēn ndaj televizionit, për të bërë Antireklam ndaj nesh.!
Po ju minister, zvminister, të bujqesise, kryeministêr, a mbani ndopak përgjegjësi, ndaj ketij prodhimi kombëtar, ne presim reagimin tuaj, ndaj kētyre medjeve Abuzuese.!
