Një person ka vdekur dhe të paktën tetë fëmijë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në një park në shtetin qendror meksikan të Guanajuato në Meksikë.
Sulmi, i cili ndodhi të martën në mbrëmje, la të vdekur një 36-vjeçar. Guvernatorja e Guanajuato, Libia Denise Garcia, e dënoi ngjarjen e rëndë dhe tha se të shtënat kishin plagosur vajza dhe djem të vegjël dhe adoleshentë.
Muajin e kaluar, 11 persona u vranë dhe 12 u plagosën në një sulm me armë në një fushë futbolli në qytetin e Salamancës, një zonë tjetër e Guanajuato-s. Dhe në qershor të vitit të kaluar, 11 persona u vranë dhe rreth 20 u plagosën nga të shtënat me armë në një lagje në qytetin e Irapuato-s.
Ky shtet është gjithashtu skenë e zbulimeve të shpeshta të pjesëve njerëzore në qese plastike. Pjesa më e madhe e dhunës në Guanajuato lidhet me konfliktin midis bandës Santa Rosa de Lima dhe kartelit Jalisco Neë Generation, një nga më të fuqishmit në Amerikën Latine./mxh
