Një burrë me thikë dhe një granatë tymi sulmoi sot turmat pa dallim në kryeqytetin e Tajvanit, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur nëntë të tjerë, sipas agjencisë kombëtare të lajmeve dhe qeverisë së qytetit. I dyshuari më vonë ra për vdekje nga një ndërtesë supermarketi.
Policia tha se i dyshuari u shpall i vdekur në një spital pasi u hodh nga kati i gjashtë i ndërtesës.
I dyshuari, i identifikuar si një burrë 27-vjeçar me emrin Chang Wen, hodhi një granatë tymi pranë një daljeje nëntokësore të stacionit të metrosë Taipei Main, afër stacionit kryesor të trenit të qytetit, duke i bërë këmbësorët të vraponin, sipas raporteve të mediave lokale.
Më pas ai u drejtua në veri në një zonë të njohur tregtare, ku goditi me thikë disa persona në katin e parë dhe të katërt të dyqanit Eslite, kryesisht në qafë./mxh
