Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ketë hakmarrje shumë serioze, pasi dy anëtarë të shërbimit amerikan dhe një civil amerikan u vranë në një sulm në Siri për të cilin Shtetet e Bashkuara fajësojnë grupin e Shtetit Islamik.
“Ky ishte një sulm i ISIS kundër SHBA-së dhe Sirisë, në një pjesë shumë të rrezikshme të Sirisë, që nuk kontrollohet plotësisht prej tyre”,-tha ai në një postim në rrjetet sociale.
Presidenti amerikan u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ishte i shkatërruar nga ajo që ndodhi dhe theksoi se Siria po luftonte përkrah trupave amerikane.
Trump, në postimin e tij, tha se al-Sharaa ishte jashtëzakonisht i zemëruar dhe i shqetësuar nga ky sulm.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se tre anëtarë të shërbimit u plagosën në një pritë të shtunën nga një anëtar i vetëm i ISIS në Sirinë qendrore.
Sulmi ndaj trupave amerikane në Siri ishte i pari me viktima që nga rënia e Presidentit Bashar Assad një vit më parë./mxh
