Presidenti i Turqi, Tayyip Erdogan, dënoi të martën sulmin pranë konsullatës së Izrael në Stamboll, duke e cilësuar atë një akt “të neveritshëm” të terrorizmit.
Gjatë një ngjarjeje të industrisë së mbrojtjes, Erdogan bëri me dije se një nga tre sulmuesit u vra, ndërsa dy të tjerë u plagosën dhe u kapën nga forcat e sigurisë. Dy policë u plagosën lehtë gjatë ndërhyrjes.
“Ne nuk do të lejojmë që klima e besimit në Turqi të dëmtohet nga provokime të tilla të ndyra dhe të planifikuara si ajo e sotmja,” tha presidenti Erdogan.
Ministri i Brendshëm, Mustafa Ciftci, tha se tre sulmuesit kishin lidhje me një organizatë që “shfrytëzon fenë”, pa dhënë emra të tjerë.
Sipas ambasadorit amerikan në Turqi, Tom Barrack, sulmi ishte drejtuar ndaj konsullatës izraelite, të cilën ai e dënoi, ndërsa nuk kishte staf izraelit në konsullatë në momentin e incidentit.
Autoritetet turke dhe izraelite po vijojnë hetimet për motivet e sulmit dhe sigurinë e zonës./mxh
