Nga smoothie të dekoruara me frutë tropikale e deri te amestimet me spirulinë dhe açai, superfood-et janë kthyer në një trend të fuqishëm lifestyle. Përveç pamjes së bukur që i bën perfekte për Instagram, këto ushqime po vlerësohen për përfitimet e tyre shëndetësore: përmirësim energjie, forcim imuniteti dhe pastrim natyral të trupit.
Nutricionistët paralajmërojnë se trendi është pozitiv, por rekomandojnë moderim dhe kombinim të balancuar me ushqime të tjera bazë, në mënyrë që dieta të jetë e shëndetshme dhe e qëndrueshme./KM
