Last Updated on 11/08/2026 by EL
Ditën e nesërme pritet që globi të përjetojë një nga ngjarjet më spektakolare të vitit, eklipsi total i Diellit. Edhe në Shqipëri do të mund të shihet një eklips i pjesshëm, ku fenomenti do të nisë rreth orës 19:31, arrin kulmin në orën 19:41, kur rreth 19% e diskut të Diellit do të mbulohet nga Hëna, dhe përfundon rreth orës 19:44, pak para perëndimit të Diellit.
Megjithatë mjekët kanë paralajmëruar se shikimi i tij pa mbrojtjen e duhur mud të shkakktojë dëmtime të përkohshme ose të përhershme të shikimit. Ekspertët sugjerojnë se syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme, pasi gjatë eklipsit fuqia e rrezeve të diellit nuk zvogëlohet.
Ekspozimi i syve ndaj Diellit pa mbrojtje mund të shkaktojë retinopati diellore, e njohur edhe si “verbëri nga eklipsi”, një dëmtim i rëndë i retinës. E vetmja mënyrë e sigurt për të parë eklipsin është përdorimi i syzeve të certifikuara sipas standardit ISO 12312-2, të cilat duhet të vendosen përpara se të shikohet drejt Diellit dhe të mbahen gjatë gjithë kohës së vëzhgimit.
Në rast se ndodh që pas eklipsit të shfaqen shqetësime të tipit turbullim i shikimit apo probleme të tjera vizuale, mjekët këshillojnë që të bëhet një konsultë e menjëhershme me një okulist. Më të rrezikuarit në këto raste janë fëmijët dhe adoleshentët, pasi sytë e tyre janë më të ndjeshëm kundrejt dëmtimeve. Po ashtu të rrezikuar mbeten edhe të moshuarit, persont me sëmundje të syve apo ata që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale okulistike./ET
