Nga Mitro Çela
Nga fillimi i vitit 2005 po pija kafe me Mero Baze.
Vit elektoral. Folëm për disa kandidatë për deputetë të PD-së.
-Per Përmetin Berisha duhet të zgjedhi një djalë që jeton në Tiranë, me origjinë nga Përmeti.
Por unë i kam thënë “hastalavista” politikës.
Një ditë më von më bie telefoni. Ishte Berisha:
-Po të jesh i lirë, nga ora 11 të pres në zyrë.
Mendova mos ka bërë ndonjë proçkë Mero. E kërkova në telefon . Mbyllur.
Futem në zyrë të Berishës.
-Urime! Ti je kandidati më i mirë për Përmetin. Nguli këmbë dhe Mero…
-Ok! Por më duhet leja nga shefi?
-Filipit thuaja lajmin, kur të marrësh mandatin?…
I tregova Filipit. Ai më tha : thuaj edhe Tanit. Edhe ai më tha:
-Shko dhe fito? Do të të ndihmojmë në fushatë.
Unë humba. Fitoi PD.
Takova Tanin:
-Me Berishën kryeministër, duhet të largohem nga Fiksi.
-Më tha Filipi. Por unë kam një ide. Do jesh këshilltari im. Por do punosh tek Fiksi…
Nga mesi i nëntorit 2007 Tani më ftoi për kafe.
-Dua të takoj Berishën. E di pse?
Nuk kam shumë besim tek Rama.
Unë dy gjëra kërkoj.
1.Rrugën për në Selanik. Më pëlqen kazinoja e Hajatit.(Në atë vit kishte përfunduar rruga Elbasan-Kapështicë. Ishte hedhur ideja e tunelit të Krabës.)
2.Mbështetja për Kosovën…
Berisha më priti në zyrë. Pa më dëgjuar më tha tha:
do të bëhesh ambasador në Romë?
-Nuk më shkon kostumi i duplomatit.
Kam ardhur me një një kërkesë:
-Në Top Chennel mbi 40 përqind e punonjësve janë me PD.
A mund të bësh një takim me Tanin?
Porositi një kafe të dytë. U mendua. Lëvizi nëpër zyrë:
-Pas disa ditësh do festojmë 28 Nëndorin. Festën e Pavarësisë dhe Çlirimit. Do takohemi tek hotel “Tirana”. Do bëjmë ftesë për Dritan Hoxhën dhe drejtuesit e Top Channel. Le të jetë ky si takim i parë…
Erdhën edhe ftesat. Në hollin e hotelit, Berisha takoi Tanin, Kelin, Filipin, Zaganjorin, Bertin etj.
Pas disa ditëve, më tregonte Tani:
-Piva kafe me Genc Rulin. Mes muhabetit më thotë:
-Nga të gjithë ministrat, Ridvan Bode bën debate të forta me Berishën.
A mund ta takoj Boden?
U futa në zyrën e ministrit të Finacave. Falë miqësisë, i thash troç:
-Do nuk do, duhet ta presësh në zyrë Tanin e Top…
-Me një kusht. Në zyrë të vini të dy…
Pas dy ditëve na priti ministri. Erdhi kafja.
-Pse nuk përdorni kafe Lori…Do e kini dhuratë nga unë.
E nisën bisedën me TVSH 10 përqind. Vazhduan me dixhitalizimin e finacave.
Tani pasi i foli me pasion për televizionin i tha:
-Kam dështuar vetëm në dy gjëra.
1.Gazetën “Shqip”.
2.Televizorin në celular.
Akulli ishte shkrirë.
Unë kërkova të largohem.
Një ditë më von Tani më tha:
-Çfarë mendoi Bode për takimin.
Ministri qeshi.
-Djalë inteligjent. E ka kuptuar që bota është e rrumbullaktë. Bashkëpunim, jo armiqësi qeveri – bisnes.
Nga fillimi i vitit 2008 më thotë Tani:
-Dua të takoj Berishën në zyrë. Do të të them se kur.
Këto ditë do takohemi me Shkëlzen Berishën…
Por edhën ngjarje të tmershme.
Më 15 mars 2008 tragjedia në Gërdeci.-26 të vdekur. 300 të plagosur.
Më 23 maj 2008 Tani humbi jetën…
Ishte 39 vjeç…
