Last Updated on 21/10/2025 by EL
Juristi Ylli Manjani ka kritikuar mënyrën se si po përdoret ndjekja penale në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën TemA, Manjani tha se se sot në Shqipëri mund të përfundosh në burg edhe vetëm për bisedat që bën në celular, pa asnjë fakt penal.
“Jua thashë që më parë. Në qoftë se prokurori është legjitim të regjistrojë procedim penal dhe të fillojë çështje penale, aq më keq akoma të arrestojnë njerëz pa një pasojë penale, pa një fakt penal. Po ky ka një celular dhe ka ca përgjime, dhe me këto këta i quan fakt. Ato janë fjalë, nuk janë fakte, meqë ra fjala. Edhe për këto fjalë që ke në celularin tënd, ti ha dhe burgun. Dhe në qoftë se kjo legitimohet e quhet ndjekje penale, në fakt kjo është abuzim me ndjekjen penale.
Dhe këtu është problemi, se ne s’po ndajmë abuzimin nga ndjekja ligjore penale. Këtu garancia e çdokujt është zero. Çdokush që përdor celular dhe që shkruan “larë e pa larë”, sipas qefit, se njerëzit janë të lirë, duhet ta dijë që është subjekt i paraburgimit, që mund të hyjë edhe në burg për fjalët e veta. Me standardin e sotëm. He, të keqen e Enver Hoxhës, njësoj, shihni ndonjë dallim.”, tha Manjani./e.t
