Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Konaj, në zonën e Fanit, Mirditë, ku mjeku Martin Prenga dyshohet se është dhunuar nga tre persona të maskuar.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qenë të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe armë, me të cilat dyshohet se kanë sulmuar mjekun. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta.
Nuk dihet ende se cili ka qenë motivi i këtij sulmi, ndërsa priten informacione të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të Martin Prengës dhe identitetin e personave të dyshuar.
Hetimet pritet të hedhin dritë mbi dinamikën e ngjarjes dhe arsyet që mund të kenë çuar në dhunimin e mjekut.
