Politikani Dashamir Shehi komentoi sot me një qasje kritike zhvillimet brenda opozitës shqiptare.
I ftuar në A2 CNN, Shehi u shpreh se edhe pas 13 vitesh në opozitë, askush nuk po mban përgjegjësi për humbjet.
Sipas Shehit, kryedemokrati Sali Berisha ka rolin e vet si opozitar, prandaj nuk mund të jetë faktor vendimtar, ndërsa theksoi se drejtimi i këtij fronti nuk është vetëm për interesa personale.
“Berisha ka rolin e vet, por nuk mund të jetë faktori determinant, sepse nuk po mbahet përgjegjësi për humbjet. Siç është Rama 13 vite në pushtet, ata që kanë drejtuar opozitën duhet të ndjejnë përgjegjësinë që u bënë 13 vite në opozitë. Opozita nuk është vetëm për hallet e këtyre”,-tha Shehi./mxh
