Last Updated on 29/06/2026 by EL
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Përlatit të Epërm në Mirditë, ku një 45-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur pasi viktima hipi në shtyllën elektrike për të rregulluar energjinë elektrike për banesën e vjehrrit të tij.
Sapo ka hipur në shtyllë, fatkeqësisht trupi i tij ra na kontakt me energjinë elektrike çka i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Pritet të dalin detaje të reja në vijm./et
