Last Updated on 17/04/2026 by EL
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Shkollës së Bashkuar, brenda ambienteve të një lokali kafeje. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është gjetur i shtrirë në brendësi të lokalit, ndërsa ka kërkuar ndihmë.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe forcat e policisë. I plagosuri është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të incidentit.
