Last Updated on 20/07/2026 by Monika
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në një lagje në qytetin e Elbasanit, ku u shënuan të shtëna me armë zjarri, si pasojë e së cilave u regjistruan edhe të plagosur.
Të shtëna me armë në Elbasan/ 2 të plagosur
Sipas të dhënave nga Policia e Elbasanit, të shtënat janë kryer në verandën e një lokali, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32-vjeç, R. M., 31-vjeç, dhe B. H., 19-vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit./Mxh
