Last Updated on 03/08/2026 by EL
Një vatër zjarri është regjistruar në periferi të qytetit të Cërrikut, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me ferra, shkurre dhe një parcelë me ullinj.
E favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, zjarri u përhap me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Shërbimi zjarrfikës ndërhyri në kohë, duke izoluar dhe shuar vatrën e zjarrit, si dhe duke parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesës. Si pasojë, situata u vu nën kontroll pa u raportuar dëme në banesë./et
