Last Updated on 07/05/2026 by Monika
Në Real Madrid po shpërthen një krizë e thellë sportive dhe morale. Mediat spanjolle raportojnë për tensione të forta brenda dhomave të zhveshjes, përplasje mes lojtarëve dhe një atmosferë që po largon tifozët nga iluzioni që ky klub ka ndërtuar ndër dekada.
Pas një sezoni të konsideruar zhgënjyes, kritikat janë përqendruar te yjet e skuadrës, të cilët akuzohen për mungesë përgjegjësie dhe disipline. Në qendër të vëmendjes është edhe Kylian Mbappé, ndërsa tifozët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga skuadra para përballjes së madhe në El Clasico.
Sipas raportimeve, trajneri ka humbur kontrollin mbi grupin dhe konfliktet e brendshme po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Madje, disa media sportive spanjolle e kanë quajtur situatën “Klubi i Luftës”, duke iu referuar përçarjeve dhe incidenteve mes futbollistëve.
Ndërkohë, zhgënjimi i tifozëve madrilenë është i madh. Ata kërkojnë respekt për fanellën dhe historinë 124-vjeçare të klubit, duke paralajmëruar se prestigji i Real Madrid po vihet seriozisht në rrezik./mxh
