Last Updated on 02/10/2026 by Anisa
Tensione janë regjistruar këtë të premte para Kryesisë së Kuvendit, ku qytetarë që kundërshtojnë bashkimin e Bashkisë së Memaliajt me Tepelenën janë përplasur me deputetin socialist Erion Braçe.
Qytetarët u mblodhën para Kryesisë së Kuvendit që prej nisjes në orën 10:00 të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet reforma administrativo-territoriale.
Gjatë protestës, qytetarët iu drejtuan deputetit Erion Braçe, ndërsa mes tyre pati shkëmbim replikash dhe momente tensioni.
Protesta po zhvillohet paralelisht me diskutimet në Komisionin e Ligjeve, ku reforma territoriale ka sjellë debate mes mazhorancës dhe opozitës për procedurën dhe propozimet për ndryshimin e hartës së bashkive./ad
