Last Updated on 02/12/2025 by MB
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Olsberg të Gjermanisë, ku janë përfshirë tre shqiptarë.
Mediat e huaja shkruajnë së shqiptarët, tentuan t’i shpëtonin policisë dhe nga shpejtësia janë përplasur me një dyqan fustanesh nusërie.
Si pasojë e përplasjes, tre prej tyre kanë mbetur të plagosur ku dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë Artur Ndreca nga Rrësheni dhe Platin Beti nga Peqini, të cilët janë dërguar në spital me plagë të shumta.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, teksa policia gjermane po kryen hetime të thelluara. M.P.
