Tetë futbollistë të kombëtares së Tunizisë rezultuan pozitivë në testet antidoping gjatë Kupës së Botës 2026, sipas raportimeve të publikuara nga The Times.
Në mostrat e tyre u gjetën gjurmë të klenbuterolit, një substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Antidoping. Megjithatë, sipas informacioneve paraprake, nuk priten masa disiplinore, pasi dyshohet se substanca ka hyrë në organizëm përmes konsumimit të mishit të kontaminuar.
Kombëtarja tuniziane ishte e vendosur në Monterrey gjatë turneut, zonë ku më herët janë raportuar raste të ngjashme të kontaminimit të paqëllimshëm. Emrat e lojtarëve të përfshirë nuk janë bërë publikë dhe deri tani nuk është hapur asnjë procedurë disiplinore.
Tunizia e mbylli Kupën e Botës në vendin e fundit të Grupit F pas humbjeve ndaj Suedisë, Japonisë dhe Holandës. Pas humbjes 5-1 në ndeshjen e parë, Sabri Lamouchi u largua nga posti i trajnerit dhe skuadra u drejtua nga Herve Renard deri në fund të turneut./mxh
