Ikona e Hollivudit, Charlize Theron, postoi disa selfie joshëse në Instagram, por ajo që i ra ndjekësve menjëherë në sy ishte fakti që aktorja 50-vjeçare e filmit “Old Guard” dukej sa gjysma e moshës së saj, pa asnjë rrudhë, dhe kjo, në kohën kur vetëm dy vjet më parë deklaronte publikisht për revistën Allure se “e donte” plakjen natyrale. Fansat vunë re po kështu se ajo nuk kishte asnjë ënjtje në faqe ose rreth buzëve, gjë që shpesh ndodh tek gratë kur përdorin fillerë.
Daily Mail foli me një kirurg plastik në Beverly Hills për të parë se si kjo aktore e famshme riktheu një pamje kaq rinore pavarësisht se është “gjysmë shekulli e vjetër”, teksa ka interpretuar në më shumë se 70 filma.
Dr. Kahn nga Beverly Hills i tha Daily Mail se Theron ka të ngjarë të ketë ndjekur një trend të ri kur bëhet fjalë për anti-plakjen.
“Ajo mund të ketë bërë HALO, një Lazer Fraksional Hibrid. Është një trajtim për rinovimin e lëkurës që përdor dy gjatësi vale: ablative dhe jo-ablative”, tha ai.
“Ai ripërpunon me ekspertizë shtresën e sipërme të lëkurës dhe ngroh indet më të thella. Kjo ndihmon në promovimin e kolagjenit dhe përmirësimin e strukturës. Kjo do të thotë që linjat e holla dhe dëmtimet nga dielli hiqen. Rimëkëmbja është shumë më e shpejtë sesa me lazerët tradicionalë.
Është vërtet i shkëlqyer në krijimin e rritjes së re të lëkurës që çon në një pamje më të re”, vazhdon mjeku, i cili shtoi se Charlize ka të ngjarë të përdorë një serum peptidik./mxh