Last Updated on 25/04/2026 by Monika
Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani”.
Mësohet se janë bërë edhe evakuime të qytetarëve.
Pas alarmit për bombë, shërbimet kanë nisur menjëherë kontrollet.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit./mxh
