Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje këtë të diel, 19 tetor, në Fushë Krujë.
Operacioni, i koduar “Aksi”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe u përqendrua në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”.
Të arrestuarit janë shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël, dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një automjet tip “Volksëagen” dy thasë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me peshë totale prej 10 kilogramësh.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 34-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu pa leje, së bashku me automjetin e përdorur për transportin e drogës dhe tre aparate celulare, të cilat dyshohet se janë përdorur për komunikim gjatë aktivitetit kriminal./KM
