Një 15 vjeçar është mbytur teksa ka qenë duke u larë në lumë.
Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur në fshatin fshatin Orizaj të Beratit.
“Në fshatin Orizaj, gjatë kohës që po lahej në lumë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 15-vjeçar, banues në Orizaj, Berat.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, njofton policia./kb
