Kreu i Kuvendit Niko Peleshi thekson se koncerti i mbajtur dje nga Kanye West në Tiranë e vendosi kryeqytetin në hartën e eventeve globale.
“Koncerti i Kanye West e vendosi mbrëmë Tiranën në hartën e eventeve globale. Mijëra vizitorë nga rreth 80 kombësi, një fitore për imazhin, turizmin dhe Shqipërinë”, shkruan Peleshi në rrjetet sociale.
Më herët sot edhe kryeministri Edi Rama reagoi mbi eventin, duke shpërndarë pamje me dron dhe duke e konsideruar koncertin investim në imazhin e Shqipërisë turistike, me ndikim në ekonominë e vendit./kb
