Një tragjedi është shënuar në Lima të Perusë këtë të mërkurë, 22 korrik, pasi një zjarr që përfshiu dy banesa u ka marrë jetën dhjetë personave, mes tyre pesë fëmijë.
Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00 me orën lokale, në lagjen La Victoria, e njohur dhe si një nga zonat më të varfra të kryeqytetit. Flakët e nisura nga një prej banesave u përhapën me shpejtësi edhe tek banesa tjetër.
Nëntë prej viktimave i përkasin të njëjtës familje, Vilches, përfshirë dhe të miturit e moshave 3, 6, 8 dhe 15 vjeç. Sa i përket viktimës së dhjetë, autoritetet e Perusë nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e tij.
Sakaq, ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por një nga pistat e dyshuara është zjarrvënia e qëllimshme. Sipas mediave lokale, në zonë vepron një grup zhvatësish, i cili dyshohet se kishte kërcënuar një biznes që jep me qira motoçikleta elektrike. Megjithatë, autoritetet nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht mundësinë e një akti kriminal, duke theksuar se hetimet janë ende në zhvillim dhe se të gjitha pistat mbeten të hapura./mxh
