Last Updated on 02/08/2026 by EL
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në plazhin e Pishporos, në Fier, ku jetën e humbi shtetasi Durim Dogani, 49 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak menjëherë pasi ka hyrë në ujë. Në vendngjarje reaguan shpejt si shërbimi i ambulancës ashtu edhe forcat e Policisë.
49-vjeçari u transportua ende me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku mjekët bënë përpjekje për ta shpëtuar. Fatkeqësisht, pak kohë më vonë ai ndërroi jetë.
Policia po kryen veprimet e nevojshme procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, ndërsa hipoteza paraprake mbetet ajo e një arresti kardiak./et
