Last Updated on 17/02/2026 by Anisa
Një 23-vjeçare banuese në Sukth ka humbur jetën dhe dyshohet se është vetëhelmuar me fotoksinë.
Në njoftimin e Policisë shkruhet se pavarësisht ndihmës mjekësore në QSUT e reja nuk ka mundur të mbijetojë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 16.02.2026, është dërguar në spitalin e Durrësit, shtetasja F. T., 23 vjeçe, banuese në Sukth, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesë. Ajo u dërgua për mjekim të specializuar në QSUT, por pavarësisht ndihmës mjekësore humbi jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./A.D
