Last Updated on 09/08/2026 by Anisa
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti i babait të saj.
Ngjarja ka ndodhur në një parkim privat. Sipas të dhënave paraprake, gjatë një manovre me automjetin tip “Audi”, me targa CS 440 PP, drejtuesi E.M ka goditur vajzën e tij 4-vjeçare, A.M.
Pavarësisht ndërhyrjes, fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj./ad
