Një muaj pas martesës së shumëpërfolur me Taylor Swift, Travis Kelce ka bërë daljen e parë publike me unazën e martesës në gisht.
Ylli i Kansas City Chiefs u fotografua të shtunën, më 15 gusht, teksa mbërriti në stadiumin Arrowhead për ndeshjen e parë parasezonale të skuadrës ndaj Los Angeles Rams. I veshur me të zeza dhe detaje në ngjyrë ari, Kelce tërhoqi vëmendjen me aksesorët e tij, por mbi të gjitha me unazën e artë të martesës.
Unaza u shfaq në mënyrë të dukshme në dorën e tij, e kombinuar me një byzylyk ari dhe një orë dore.
Kelce dhe Taylor Swift kurorëzuan dashurinë më 3 korrik, në Madison Square Garden në New York, në një ceremoni private që çifti u përpoq ta mbante larg vëmendjes së publikut. Në dasmë morën pjesë rreth 1,000 të ftuar, mes tyre edhe emra të njohur të Hollywood-it si Julia Roberts, Tom Hanks, Reese Witherspoon, Laura Dern, Emma Stone dhe Brad Pitt.
Pak ditë pas ceremonisë, Kelce foli publikisht për martesën dhe e përshkroi atë si “natën më të mirë të jetës sime”. Ai e cilësoi festën si një mbrëmje “të çmendur”, me shumë emocione dhe festime.
Ndërkohë, një burim pranë çiftit i tha People se të dy janë “vërtet mirënjohës” për këtë kapitull të ri dhe se janë shumë të emocionuar për jetën si burrë e grua.
Kelce dhe Swift kishin konfirmuar fejesën në gusht të vitit 2025, ndërsa tashmë, pas martesës, futbollisti duket se nuk e ka më problem ta tregojë publikisht simbolin e lidhjes së tyre./mxh
