Tre fshatra kanë mbetur të izoluar për shkak të shembjes së një ure në Delvinë. Bëhet fjalë për urën e fshatit Leftrehor, prej së cilës kanë mbetur të bllokuar banorët e fshatrave Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj.
Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë pasditen e kësaj të mërkure, ura është shkatërruar totalisht.
