Last Updated on 09/03/2026 by Anisa
Shtëpia e superyllit të muzikës pop, Rihanna, në Beverly Hills është goditur nga të shtënat me armë zjarri, thotë policia.
Një grua dyshohet se hapi zjarr drejt shtëpisë së këngëtares së njohur Rihanna, ndërsa ajo ndodhej brenda rezidencës së saj luksoze në Beverly Hills.
Sipas mediave amerikane, disa plumba goditën banesën, ndërsa njëri prej tyre kaloi edhe përmes një muri.
Sipas raportimeve të Los Angeles Times dhe NBC4, duke cituar një zëdhënës të Los Angeles Police Department, autoritetet morën një telefonatë për incidentin rreth orës 13:21 sipas orës lokale të dielën, më 8 mars. Në vendngjarje u arrestua një e dyshuar 30-vjeçare.
Shtatorin e kaluar ylli lindi fëmijën e saj të tretë, një vajzë, me partnerin A$AP Rocky. Çifti, i cili ka edhe dy djem, Riot dhe RZA. Gjatë kësaj kohe, Rihanna ka nisur biznese të shumta, duke përfshirë linjën e saj të njohur të kozmetikës Fenty Beauty dhe një kompani të brendshmesh. Pasuria neto e 37-vjeçares është vlerësuar nga Forbes në mbi një miliard dollarë./fjala.al-A.D
