Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se armëpushimi me Iran ndodhet “në gjendje shumë të brishtë”, duke lënë të kuptohet se situata mes palëve mund të përshkallëzohet sërish.
Gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, Trump u pyet nga gazetarët mbi zhvillimet më të fundit ndërkombëtare dhe statusin e armëpushimit.
Ai u shpreh se marrëveshja është “jashtëzakonisht e dobët”, duke shtuar më tej se “pasi lexuam atë që na dërguan, armëpushimi është praktikisht në mbështetje jetësore”.
Presidenti amerikan u ndal edhe te çështja e uraniumit të pasuruar në Iran, të cilin e quajti “pluhur bërthamor”. Sipas tij, Teherani fillimisht kishte pranuar që materiali të largohej, por më pas kishte ndryshuar qëndrim.
“E pranuan dy ditë më parë, por ndryshuan mendje sepse nuk e vunë me shkrim”, tha Trump, duke nënvizuar mungesën e angazhimeve formale.
Në deklaratat e tij, Trump theksoi gjithashtu se në situata konflikti “duhet të jesh fleksibël” dhe se strategjitë ndryshojnë nga dita në ditë, duke pretenduar se administrata e tij ka “një plan të jashtëzakonshëm”.
Në fund të deklarimeve, ai kritikoi edhe kurdët, duke thënë se SHBA kishte pritur mbështetje prej tyre në çështje të armatimit, por sipas tij ata kanë zhgënjyer.
“Menduam se do të na jepnin armë, por ata vetëm duan të marrin”, u shpreh presidenti amerikan./mxh
