Donald Trump e përshkroi sulmin SHBA-Izrael ndaj Iranit si një “devijim të vogël” që SHBA-të duhej të bënin, në një përpjekje për të kapërcyer faktin se lufta në Lindjen e Mesme është jashtëzakonisht e papëlqyeshme, sipas sondazheve.
Gjatë një eventi në Las Vegas, ku ai foli edhe për heqjen e taksës së bakshishit, presidenti amerikan mbrojti veprimet e tij në ekonomi që nga marrja e detyrës në janar 2025.
Ai siguroi se ekonomia po ecën shumë mirë, “pavarësisht një devijimi të vogël drejt këtij vendi të mrekullueshëm të quajtur Iran , të cilin na u desh ta bënim, sepse përndryshe mund të ndodhnin gjëra shumë të këqija – vërtet të këqija”, tha ai, me sa duket duke aluduar në blerjen e armëve bërthamore që ai tha se Irani po e kërkonte – diçka që Teherani e ka mohuar për dekada të tëra./kb
