Last Updated on 17/06/2026 by Anisa
Samiti i G7 i fuqive botërore në Francë po drejtohet nga presidenti francez Emmanuel Macron si mikpritës, por të mërkurën presidenti amerikan Donald Trump bëri të qartë se kush ishte në krye.
“Unë jam shefi,” tha Trump teksa hyri në seancën e mëngjesit të ditës së fundit të samitit tre-ditor të G7, ndërsa liderët e tjerë ishin tashmë të ulur në vendet e tyre.
Mes të qeshurave, Macron dukej se e priti komentin me humor.
“Si jeni?” e pyeti presidenti francez.
“Mirë, faleminderit,” u përgjigj Trump.
Diskutimet e së mërkurës janë përqëndruar në tensionet tregtare, politikat e kursit të këmbimit, rritjen e kostove të energjisë dhe shqetësimet rreth rritjes së pabarabartë globale.
Udhëheqësit shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit në tregjet financiare ndërkombëtare.
Atyre u janë bashkuar vendet partnere, përfshirë Indinë, Korenë e Jugut dhe Kenian, për një sesion më të gjerë informues./a.d
