Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se, me kërkesën e tij, autoritetet iraniane kishin vendosur kundër ekzekutimit të tetë protestueseve dhe siguroi se katër prej tyre do të liroheshin menjëherë dhe se katër gratë e tjera do të dënoheshin me një muaj burg.
“Lajm shumë i mirë”, shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij Truth Social, duke shtuar se “jam shumë mirënjohës ndaj Iranit dhe udhëheqësve të tij për respektimin e kërkesës sime”.
Teherani mohoi dje se disa gra po përballeshin me dënimin me vdekje.
“Trump është mashtruar përsëri nga informacione të rreme. Midis grave të paraqitura si gati për t’u ekzekutuar, disa janë liruar, ndërsa të tjerat po përballen me ndjekje penale që mund të rezultojë në maksimum në një dënim me burg”, tha organi i shtypit i gjyqësorit iranian, Mizan./mxh
