Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit hungarez Viktor Orbán, sipas të cilave lideri amerikan kishte premtuar deri në 20 miliardë dollarë mbështetje financiare për Hungarinë.
“Jo, nuk ia premtova, por ai me siguri e kërkoi”, tha Trump për “Politico”.
Në mes të nëntorit, Orbán u tha anëtarëve të delegacionit të tij pas një vizite në Shtëpinë e Bardhë se Hungaria mund të mbështetej në “mburojën financiare” të SHBA-së – në rast të një sulmi spekulativ ose politik nga jashtë.
Ditë më vonë, Orbán përshkroi shumën që shpresonte në një intervistë për kanalin televiziv hungarez ATV. M.P.
