Last Updated on 01/07/2025 by adminfjala
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot vizitoi qendrën e paraburgimit të migrantëve “Alligator Alcatraz” në Florida.
Sipas mediave të huaja, Trump u pyet për “projektligjin e tij të madh dhe të bukur” me senatorët që janë në një maratonë “vote-a-rama”.
“Po shkojmë mirë, Ron,” tha Trump ndërsa iu drejtua guvernatorit të Floridës, DeSantis, raporton A2 CNN.
Por Trump refuzoi të thoshte nëse ishte i bindur për miratimin e projektligjit. “Nuk e di, çfarë është besimi?” u përgjigj ai.
“Mendoj se do të jetë projektligji më i madh i miratuar ndonjëherë”, shtoi më tej Trump. m.p.