Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar Paolo Zampollin nga detyra e të dërguarit special në Departamentin e Shtetit. Lajmi raportohet nga ABC, sipas së cilës Zampolli është njoftuar për vendimin ditën e enjte.
Pas shkarkimit, Zampolli reagoi në rrjetin social X, ku konfirmoi përfundimin e detyrës së tij dhe u shpreh se mandati i të dërguarit special zgjat një vit, por Trump ia kishte zgjatur atë për më shumë se gjashtë muaj.
“Pozicionet e të dërguarit special zgjasin një vit. Trump e zgjati atë për më shumë se gjashtë muaj”, shkroi Zampolli.
Ai kujtoi gjithashtu marrëdhënien e tij me presidentin amerikan, duke treguar se vite më parë Trump e kishte orientuar drejt sektorit të pasurive të paluajtshme.
“Vite më parë, ai më futi në pasuri të paluajtshme. Tani më pyet: ‘Pse do të punosh për qeverinë kur mund të bësh të gjitha këto marrëveshje?’”, u shpreh Zampolli.
Në reagimin e tij, ai theksoi se e konsideron shërbimin ndaj Shteteve të Bashkuara një nder të veçantë dhe se tashmë do të nisë një kapitull të ri.
“Shërbimi ndaj Shteteve të Bashkuara ka qenë nderi më i madh i jetës sime. Tani është koha për një kapitull të ri”, përfundoi ai./ad
