Ushtria izraelite është tërhequr nga kampi i refugjatëve Qalandiya dhe qyteti Kafr Aqab pas një operacioni ushtarak dy-ditor.
Forcat filluan të tërhiqeshin nga brenda shtëpive që i kishin shndërruar në kazerma ushtarake dhe qendra marrjeje në pyetje përpara se të largoheshin nga të gjitha rrugicat dhe rrugët.
Guvernatori i Jerusalemit konfirmoi se gjatë operacionit ushtarak, më shumë se 50 palestinezë pësuan lëndime dhe më shumë se 70 u arrestuan.
Guvernatori shtoi se disa dyqane dhe objekte u shembën dhe dhjetëra shtëpive u vandalizua./kb
