Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër protestues, të cilët morën pjesë në tubimin e organizuar nga Partia Demokratike, më 28 shkurt.
Kujtojmë se protesta e djeshme u shoqërua me momente tensioni, ndërsa protestuesit marshuan në drejtimin e disa institucioneve.
Po ashtu gjatë marshimit pati hedhje të molotovëve dhe fishekzjarrëve, të cilave policia iu përgjigj me ujë me presion e gaz lotsjellës./kb
