Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi të enjten se vendi i tij nuk do të lejojë plane që synojnë të nxisin luftë civile në Irani.
Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij gjerman, ministrin e Jashtëm Johann Wadephul, Fidan theksoi se Ankaraja është plotësisht kundër çdo plani që synon të shkaktojë konflikte etnike apo sektare në Iran.
Ai shtoi se ndikimi i luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit tashmë është i dukshëm, dhe rreziku që konflikti të përhapet vazhdon të ekzistojë.
“Nuk duhet të ketë asnjë çështje lidhur me integritetin territorial të Iranit. Objektiva të tilla si ndryshimi i regjimit nuk duhet të ndiqen,” tha Fidan, duke theksuar se rajoni duhet të kthehet sa më shpejt në normalitet.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur tensionet ndërkombëtare rreth konfliktit në Lindjen e Mesme janë në rritje, duke ndikuar tashmë në tregjet globale dhe stabilitetin rajonal./mxh
