Interi po përgatitet për një sezon të ngarkuar dhe trajneri Cristian Chivu pritet të përdorë gjerësisht rotacionin e lojtarëve mes kampionatit, kupave dhe Superkupës.
John Stones ka bërë tashmë debutimin e tij me zikaltërit, duke shënuar edhe gol në miqësoren e fundit ndaj Betis. Mbrojtësi anglez luajti më pas 15 minutat e fundit ndaj Monzës në javën e parë të Serie A, kur zëvendësoi Akanjin.
Tashmë pritet edhe debutimi i Curtis Jones, i cili është stërvitur me grupin gjatë gjithë javës dhe është grumbulluar për ndeshjen ndaj Cagliarit.
Ish-mesfushori i Liverpoolit pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Ndërkohë, Djed Spence nuk do të udhëtojë me skuadrën për transfertën në Sardenjë, pasi vazhdon të rikuperohet nga një dëmtim i vogël.
Spence, i konsideruar si një nga alternativat për të zëvendësuar Denzel Dumfries, ka pak mundësi të jetë gati edhe për ndeshjen ndaj Napolit më 5 shtator.
Në dyshim mbetet gjithashtu pjesëmarrja e tij në ndeshjen e parë të Interit në Champions League ndaj Real Madridit, më 8 shtator./mxh
