Ish-drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, Indrit Cerloj del sot para Gjykatës së Durrësit, tre ditë pas arrestimit të tij.
Gjykata vendosi më 16 janar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Cerloj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci.
Ndërkohë, masa e sigurisë është caktuar edhe për mjeken Ylvete Sema, 65 vjeçe, ndaj së cilës gjykata vendosi “arrest shtëpie”.
Së fundi gjykata caktoi masat e sigurisë dhe për 8 zyrtarët e tjerë.
Masat:
1. F.B.- Arrest në burg
2. S.F.- Arrest në burg
3. D.P.- Arrest në burg
4. A.Çu.- Arrest në Shtëpi
5. V.U.– Arrest në Shtëpi
6. A.Çe.- Detyrim paraqitje
7. D.S.- Detyrim paraqitje
8. P.M.- Detyrim paraqitje/K.M
