Një 35-vjeçare nga Minesota është bërë virale në rrjetet sociale pas arrestimit për vjedhje, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ngjashmëria e saj e madhe me këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez. Fotografia e arrestimit të Sirena Ann Quast u shpërnda gjerësisht online, pasi përdorues të shumtë vunë re ngjashmërinë e saj me yllin 57-vjeçar.
Quast u arrestua më 30 gusht në Monticello, Minesota, pasi dyshohet se vodhi dy pako me bateri për vegla elektrike, me vlerë totale rreth 580 dollarë. Sipas kallëzimit penal të cituar nga The Watch MN, një punonjës i dyqanit e njohu 35-vjeçaren nga një vjedhje e ndodhur dy ditë më parë dhe njoftoi policinë.
Sipas të dhënave të arrestimit, Quast pranoi se kishte marrë bateritë dhe u arrestua nën akuzën për vjedhje. Megjithatë, fotografia e saj pas arrestimit rezultoi të ishte arsyeja kryesore që historia të merrte vëmendje në rrjet.
Shumë përdorues komentuan ngjashmërinë e saj me Jennifer Lopez, ndërsa disa prej tyre e krahasuan në mënyrë humoristike me këngën e famshme “Jenny from the Block”.
Minnesota shoplifter’s mugshot goes viral for striking resemblance to Jennifer Lopez https://t.co/idTVZ6D5xj https://t.co/duouBfbLc3
— New York Post (@nypost) September 17, 2026
“Për një moment mendova se ishte JLo”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: “Është e pabesueshme, duken njësoj”. Ngjashmëria mes dy grave u kthye shpejt në objekt batutash në rrjetet sociale. Duke iu referuar këngës “Jenny from the Block”, të publikuar nga Jennifer Lopez në vitin 2002, një përdorues shkroi me humor: “Në burg ajo njihet si Jenny nga D-Block”. Sirena Ann Quast u lirua më 31 gusht, një ditë pas arrestimit të saj, sipas një raportimi të Daily Mail./k.m
