Mbi 500 fëmijë dhe të rinj po evakuohen nga zona e Kramatorskut, në lindje të Ukrainës, pranë vijës së frontit, për shkak të rritjes së rrezikut nga sulmet ruse.
Guvernatori ushtarak i rajonit të Donetskut, Vadym Filashkin, tha se situata e sigurisë po përkeqësohet dhe se është e papranueshme që fëmijët të ekspozohen ndaj kërcënimit të vazhdueshëm të sulmeve.
Në total do të zhvendosen 525 të mitur nga 424 familje: 59 fëmijë nga fshati Krasnotorka, 140 fëmijë nga Bilenke dhe 326 fëmijë nga qyteti i Kramatorskut.
Autoritetet e përshkruan evakuimin si një vendim të vështirë, por të domosdoshëm për mbrojtjen e civilëve.
Zona urbane rreth Slovianskut dhe Kramatorskut konsiderohet bastioni i fundit i madh, që Ukraina kontrollon në rajonin e Donetskut.
Kramatorsku ndodhet më pak se 15 kilometra nga vija e frontit.
Rusia, e cila vijon luftën në Ukrainë prej më shumë se katër vitesh, kërkon tërheqjen e plotë të trupave ukrainase nga rajoni i Donetskut, si kusht për nisjen e negociatave të paqes./mxh
