Ukraina ka goditur dy cisterna të ashtuquajtura të “flotës hije” ruse në ujërat pranë hyrjes së portit të Novorossiyskut, në Detin e Zi. Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, përmes një postimi në rrjetin social X.
Sipas Zelenskiyt, anijet po përdoreshin në mënyrë aktive për transportin e naftës ruse, duke shmangur sanksionet ndërkombëtare. Ai theksoi se pas sulmit, këto mjete nuk janë më funksionale për këtë qëllim.
Presidenti ukrainas falënderoi drejtuesit ushtarakë dhe shërbimet e sigurisë për operacionin, duke theksuar rolin e shtabit të përgjithshëm, kundërzbulimit dhe marinës ukrainase.
Ai shtoi se Ukraina do të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet e saj ushtarake me rreze të gjatë veprimi, në det, në ajër dhe në tokë./mxh
Artikulli i MëparshëmDebat i ashpër në SHBA/ Akuza për koston dhe përfitimet nga lufta me Iranin
Artikulli Tjetër Jerevani nën masa të rrepta sigurie para samitit evropian
