Ukraina ka nënshkruar sot një marrëveshje të re mbrojtjeje me Katarin, ndërsa vendet e Gjirit Persik kërkojnë të shfrytëzojnë ekspertizën e Kievit në luftën me dronë.
“Marrëveshja përfshin bashkëpunim në fushat teknologjike, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, investimet në mbrojtje dhe shkëmbimin e ekspertizës në luftimin e raketave dhe sistemeve ajrore pa pilot”, thuhet në një deklaratë nga ministria e jashtme e Katarit.
Zelensky ka vizituar gjithashtu Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ditët e fundit, duke ndarë njohuritë e vendit të tij për kapjen e dronëve Shahed të projektuar nga Irani dhe të prodhuar në Rusi, të përpunuar gjatë katër viteve të luftës me Rusinë.
Drone të tillë, të cilët prej kohësh e kanë synuar Ukrainën, tani po vendosen nga Irani për të sulmuar fqinjët e saj të Gjirit./mxh
