Pesë javë nga fundi i sezonit në Serie A, klubet kanë nisur të planifikojnë sezonin 2026/27, veçanërisht në lidhje me trajnerët.
Fabio Grosso pritet të largohet nga Sassuolo, pasi e riktheu skuadrën në elitë dhe e çoi në vendin e 10-të pas fitores ndaj Como. Ai është një nga kandidatët kryesorë për pankinën e Fiorentinës, ku përmendet edhe Maurizio Sarri.
E ardhmja e Sarrit te Lazio mbetet e pasigurt dhe do të varet edhe nga fundi i sezonit. Për Sassuolo-n, emri kryesor për zëvendësim është Alberto Aquilani, pas rezultateve me Catanzaro në Serie B.
Atalanta dhe Bologna, që luftojnë për zonën europiane nga vendi i 7-të dhe i 8-të, mund të vendosin për trajnerët në bazë të renditjes finale. Palladino dhe Italiano janë në vlerësim, me këtë të fundit që mund të mbyllë ciklin pas dy sezonesh.
Torino, ndërkohë, nuk ka vendosur ende për të ardhmen e D’Aversa, pavarësisht objektivit të mbijetesës./mxh
