Last Updated on 13/11/2025 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme atentatin mafioz të ndodhur dy ditë më parë në Rinas, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani.
Në një intervistë, Rama akuzoi Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme për zvarritjen e procesit të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve dhe qyteteve të vendit. Ai tha se nëse ky sistem do ishte funksional, vrasësit e Rinasit do të ishin identifikuar në kohë reale.
“Ajo që na mungon në këtë moment është rritja e kapaciteteve për monitorimin dhe identifikimin e keqbërësve. Dhe ne kemi vënë në vijë këtë proces që është zvarritur disa kohë, për fat të keq për arsye burokratike nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme, që është procesi i transformimit digjital të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve dhe qyteteve të vendit.
Nëse ne do të kishim këtë sistem në këmbë, vrasësit e Rinasit do të ishin identifikuar në kohë reale. Sistemi nuk u jep mundësi keqbërësve të ikin në drejtim të paditur. Projekti është gati, financimi është vënë në dispozicion. Shpresoj në javët në vijim të fillojë puna. Koha e vendosjes në punë të sistemit është 12 muaj. Pastaj do të jemi në një tjetër nivel komplet sa i përket identifikimit të keqbërësve të çdo lloji.”, tha Rama.
